Salvatore Cintorino duke interpretuar në violinë në Shqipëri në vitin 1941 (Foto)

Një fotografi e vjetër, e vitit 1941, e Salvatore Cintorinos, tashmë po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Fun

27/08/2015 17:51

Në të ai shihet teksa interpreton para derës së një shtëpi në Berat. Atë vit, kur është bërë fotografia, ai kishte marr pjesë në luftën greko – italiane.

Ai kishte punuar në Postën e Sienës dhe njëkohësisht ishte muzikant. Luante në violine, kitare, piano, mandolinë dhe ishte pjesëtar i bendit të qytetit.

Violina që shihet në fotografi ka histori të mëdha shqiptare. Përveç që ai interpretoi edhe shumë vite më pas, me të, valle shqiptare që i lanë mbresa, prapa saj janë të gdhendur emrat e qyteteve shqiptarë që i ka vizituar atë kohë.

Violina thuhet se iu dha dhuratë nga shokët e tij, në luftë, kur nuk e lejuan që të shkonte të festonte me familjen, dhe është violinë shumë e vjetër dhe e rrallë, e vitit 1795. Kjo violinë e shoqëroi Salvatorin gjatë gjithë viteve të vështira të luftës.

Ai sipas emrave të gdhendur në violinë lëvizi nga Berati, në Gjirokastër e së fundi u vendos në Permet.

Violina ruhet nga familja që nga koha kur ai ka vdekur. /lajmi.net

ViolinaSalvatore Cintorino