Sallatë dimërore me shegë, lakër dhe portokall – Lajmi.net
Sallatë dimërore me shegë, lakër dhe portokall
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 16:55, 27 January 2019
Lakrën e bardhë mund ta përdorni edhe në gjellë, sigurisht, por si shija e gjallë që ka në sallatë, nuk do të jetë.

Ndër të tjera, do të kurseni edhe aromën e pakëndëshme që shpërndahet në shtëpi, gjatë zierjes! E shoqëruar me lëngun e portokallit të kuq do të marri një shije krejt tjetër!

Për sallatën

– 100g lakër e bardhë, e grirë imët

– 1 avokado e pjekur, por e fortë, e qëruar dhe ndarë në feta të holla

– 1/2 portokall i kuq i prerë në feta të holla

– 1 grusht fara pishe

– një grusht kokrra shege

I presim të gjithë përbërësit si në fotografi dhe vijojmë me përgatitjen e salcës të cilën ia shtojmë të gjithë përbërësve të sallatës. Përziejmë dhe shërbejmë!

Për vinagrette

– 2 lugë vaj ulliri
– 2 lugë lëng limoni
– pak kripë e piper
–  I përziejmë me pirun përbërësit e vinagrette-s dhe spërkasim sallatën.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO