Salihaj: Të këqijat vijnë nga PDK-ja

Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë për koalicion me PDK.

Lajme

24/05/2016 23:21

Ai vlerëson se të gjitha të këqijat Kosovës i kanë ndodhur nga PDK.

“PDK ka instaluar në institucione njerëzit e vet, por edhe krimin e korrupsionin. Ne i kemi veç ministrat që udhëheqin ministri, por jo edhe stafin tjetër, tash aty janë militant të PDK-së”, ka thënë ai për Tribuna-channel.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës PDK e LDK ka probleme, e sidomos kur është miratuar buxhetit për vitin 2016, në sallën alternative të Kuvendit, duke iu referuar komunës nga vjen.

Sipas Salihajt Ferizaj, është diskriminuar nga të gjitha qeveritë nga pas lufta.