Sali Berisha tregon se si vëllai i Edi Ramës ka rrahur Jona Dervishin (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, hodhi akuza të rënda ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Sport

21/02/2017 23:51

Ai tha se ka prova që Olsi Rama ka kaluar kokainë me automjetin e tij në Shqipëri. Sipas tij, fotot janë edhe në Prokurori.

Gjithashtu Berisha deklaroi se vëllai i kryeministrit ka rrahur Jona Dervishin, zëdhënësen e Federatës Shqiptare të Futbollit, te Liqeni Artificial. Sipas tij, Olsi Rama e ka dhunuar keqas dhe i ka marrë me dhunë telefonin./PanoramaSport/


Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6