Sali Berisha: Serbia e trembur deri në palcë, po bën hile

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Serbia e trembur nga ekipi shqiptar ka nisur hilet një muaj më parë, ku bindën FIFA-n të mos ketë kuqezinj në stadium.

Lajme

14/10/2014 15:43

Berisha duke folur për ndeshjen e cila pritet të zhvillohet sot në stadiumin e Partizanit midis Serbisë dhe Shqipërisë e ka quajtur këtë ndeshje historike teksa ka thënë se Serbia ka pritur me një “Military build up” kombëtaren shqiptare nga presioni psikologjik i tyre.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë që ish kryeministri shqiptar ka postuar në profilin e tij në Facebook:

“Sonte ne Beograd ndeshja e historisë!

Të dashur miq, sonte në stadiumin e Beogradit kombëtarja e Shqiptareve ndeshet me kombëtaren e Serbëve. Këta të fundit, të trembur deri në palcë nga ekipi ynë, i nisën hilet një muaj me pare. Binden FIFA-n te mos ketë kuqezinj në stadium.

Djë, për presion psikologjik të papranueshëm, e priten në Beograd ekipin tonë pothuaj më një “military build up” të paparë. Kanë detyruar dhe Ramën si kusht për vizitën e tij në Beograd për të nisur skuadrën jo me bluza të stamposura me dheun e tyre “Albania” por me ato te kompanisë së tij “Digitalb”. Miq, me gjithë këto, sonte do shohim kulmin e futbollistëve tanë, ndeshjen e ndeshjeve, fitoren e tyre të merituar! Përpara!! Forca Shqiptarë!!! Sb”, ka shkruar Sali Berisha.