Sali Berisha publikon një fotografi të rrallë të Adem Jashari për 11-vjeotrin e Pavarësisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një fotografi të rrallë të heroit, Adem Jashari.

Lajme

17/02/2019 18:43

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një fotografi  të rrallë të heroit, Adem Jashari, shkruan lajmi.net.

Berisha po ashtu gjatë ditës së sotme ka bërë edhe homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Berisha përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Adem Jasharin e ka cilësuar si kryetrim të kombit shqiptar pas Skënderbeut.

Postimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:

Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skenderbeut, dhe bashkluftetaret e tij. /Lajmi.net/