Sali Berisha feston ditëlindjen, ky është urimi i Stresit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot ka një ditë shumë të veçantë.

ShowBiz

15/10/2018 12:04

Sali Berisha gjatë ditës së djeshme fejoi djalin, Shkëlzenin, kurse sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Në këtë ditë, Berisha ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe miqtë, e një urim special ai e pranoi nga reperi Stresi.

“Urime Ditëlindja Legjendë”, ka shkruar ai në urimin, të cilit ia bashkëngjiti edhe një foto të Berishës.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Stresi është “Te du mom”, këngë të cilën e publikoi dje dhe ia kushtoi nënës së tij, ndërsa me të njëjtën ai konkuron në këtë edicion të “Këngës Magjike”. /Lajmi.net/