Salca më e mirë e makaronave është me spec të kuq! – Lajmi.net
Salca më e mirë e makaronave është me spec të kuq!
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 9:37, 23 February 2018
Për këtë recetë janë më të përshtatshme makaronat e shkurtra, mund të zgjidhni llojin që dëshironi! Ne i pastruam specat nga lëkura që të na shijonin më shumë por nuk është kusht i recetës!

Përbërësit për 4 persona:
450gr makarona format i shkurtër ● 2 speca të kuq të mëdhenj ● 4 lugë gjelle pana për kuzhinë ● 150gr djathë i bardhë ● vaj ulliri ● kripë

Përgatitja:
1. Lajmë dhe pastrojmë specat e kuq. I ndajmë në rripa të hollë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar për 10 minuta. I kullojmë dhe me pas i grijmë në mikser (ose me grirësin e frutave) me pak vaj ulliri, kripë, panën dhe djathin e bardhë.
2. Makaronat e ziera i kullojmë, i hedhim në një tas të madh dhe i përziejmë me peston e specit me shpejtësi.
3. I shërbejmë menjëherë dhe nëse dëshirojmë mund ta përfundojmë pjatën me djathë të bardhë të grirë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO