Salah vozit me telefon në dorë, Liverpool e paraqet në polici

Probleme për Mohamed Salah. Liverpool e ka paraqitur në polici pas dyshimeve për përdorim të telefonit derisa ishte duke vozitur veturën.

Sport

14/08/2018 11:53

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është lajmëruar në polici nga klubi i tij, pasi dyshohet se u xhrua duke përdorur telefonin derisa ishte duke vozitur veturën.

Merseyside Police ka konfirmuar me një postim në Twitter se një xhirim i është paraqitur dhe ata e kanë përcjell tek “departamenti përkates”.

Një zëdhënës i klubit nga Premierliga ka njoftuar se ata kanë lajmëruar policinë pas diskutimeve me futbollistin, përcjell “lajmi.net”.

Në xhirim të publikuar në Twitter, shihet Salah duke përdorur telefonin derisa është në timon të veturës i rrethuar nga tifozë, përfshirë fëmijë. /Lajmi.net/