Salah tregon gjënë e parë që ia ka thënë Mourinho pas transferimit te Liverpool – Lajmi.net
Salah tregon gjënë e parë që ia ka thënë Mourinho pas transferimit te Liverpool
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 23:54, 13 May 2018
Mohamed Salah ka zbuluar gjënë e parë që ia ka thënë Jose Mourinhos pas rikthimit të tij në Premierligë, ku iu bashkua Liverpoolit.

Ylli egjiptian kishte nënshkruar për Chelsean në vitin 2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Jose Mourinho, para se të dërgohej dy herë në huazim në Itali te Fiorentina dhe Roma.

Salah pastaj kompletoi transferimin te Roma, për t’u rikthyer në Angli te Liverpool, ku po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Për formën e mirë të Liverpool, ai është përgëzuar edhe nga Jose Mourinho, i cili pak ditë më parë ka thënë se ai nuk vendosi për largimin e Salah nga Chelsea.

“E kam takuar atë dy herë, në Anfield (Liverpool – Manchester United) dhe në ndeshjen tjetër në Mançester”, ka deklaruar Salah.

“Ai më tha mua se ishte i lumtur me atë që po bëja. Unë e falënderova. Nuk folëm shumë, unë vetëm e përshëndeta dhe ai më foli duke thënë se është i lumtur për mua”./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Jose Mourinho, Mohamed Salah

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball