Salah shpallet golashënuesi më i mirë i sezonit në Premierligë

Mohamed Salah është shpallur golashënuesi më i mirë në Premierligë për sezonin 2017/2018.

Sport

13/05/2018 18:07

Ylli egjiptian, ka kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm në futbollin anglez, duke u shpallur golashënuesi më i mirë me 32 gola të shënuara.

Salah ka lënë pas Harry Kanen e Tottenhamit, me 30 gola të shënuara.

Kujtojmë se Salah, përveç golashënuesit më të mirë, ka hyrë në histori duke u bërë lojtari i parë që arrin në numrin e 32 golave brenda një sezoni./Lajmi.net/