Salah shënoi katër gola, kështu ndryshon renditja e golashënuesve në Premierligë

Mohamed Salah me katër gola të shënuara regjistroi një nga paraqitjet më të mira këtë sezon për Liverpoolin.

Sport

17/03/2018 21:13

Anësori egjiptian shkëlqeu në fitoren 5:0 të Liverpoolit ndaj Watfordit.

Salah, arriti që në këtë ndeshje të realizoi katër gola, për të krijuar avantazh prej katër golave me Harry Kane në ranglistën e golashënuesve.

Ylli i Liverpoolit tani me 28 gola, kryeson renditjen e golashënuesve në Premierligë. Pas tij vjen Harry Kane, me 24, dhe vendi i tretë i takon Sergio Agueros, me 21 gola.

Me Sterling, Lukaku e Vardy, vazhdon renditja e golashënuesve./Lajmi.net/