Salah në top-formë, injorohet keq nga Ramos

Sergio Ramos ka thënë se Mohamed Salah do të jetë vetëm një nga 11 lojtarët me të cilët do të ndeshen në finalen e Kievit.

Sport

04/05/2018 10:07

Sergio Ramos ka injoruar formën e mirë të Mohamed Salah te skuadra e Liverpoolit para duelit me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i “Los Blancos” ka thënë se ylli egjiptian do të jetë vetëm një nga 11 lojtarët me të cilët do të ndeshen në finalen e Kievit, përcjell “lajmi.net”.

“E kemi parë se çfarë është në gjendje të bëjë Salah këtë sezon, por ai do të jetë vetëm një nga 11 lojtarët që ne do të përballemi me Liverpoolin”, tha Ramos për Mirror.

“Gjatë karrierës sime, jam përball me sulmuesit më të mirë në botë – shumica prej tyre që janë konsideruar më të mirët në histori. Për mua, nuk ekziston asnjëherë frika, respekt po, por jo frikë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/