Salah largohet nga Chelsea për ta kryer shërbimin ushtarak?

Mo Salah mund të largohet nga Chelsea për një arsye krejt të pazakontë. Futbollisti egjiptian është thirr nga shteti i tij për ta kryer shërbimin ushtarak dhe mund t’i mungojë futbollit deri në 3 vjet.

Sport

19/07/2014 16:39

Karriera e Mo Salah në Chelsea mund të jetë në rrezik. Motivi? Thirrja nga Egjipti për ta kryer shërbimin ushtarak.

Shtypi britanik zbulon se 22 vjeçari, ish futbollist i Baselit, mund të jetë i detyruar të largohet nga Anglia nga 12 muaj deri në 3 vjet, për të qëndruar në Egjipt dhe për t’i kryer obligimet shtetërore.

Salah mund të jetë vërtetë i shokuar në këtë moment. Është paraparë një takim ndërmjet Federatës Egjiptiane të Futbollit dhe Ministrisë, për të provuar që të gjendet një zgjidhje.