Salah “kopjon” Messin, ja arsyeja

.

Sport

16/04/2018 13:37

Gara për “Këpucën e Artë” vazhdon të jetë e nxehtë. Salahe ka kaluar Messi… egjiptiani tani numëron 30 gola, Leo 29.

Gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më interesant këtë edicion.

Mohamed Salah, që ndante vendin e parë me Lionel Messin, tani ka shënuar më shumë se një gol se argjentinasi. Egjiptiani shënoi në vikendin që lamë pas, por jo edhe Messi, kështu që Salah prin për “Këpucën e Artë” me 30 gola, Messi i dyti me 29.

I treti renditet Ciro Immobile me 27 gola, që e ndan këtë pozitë me sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, që gjithashtu ka shënuar 27. Top 5 e kompletohet Harry Kane, që numëron 25 gola.

Jonas me 33 gola, ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët, por në Portugali një gol vlerësohet 1.5 pikë, për dallim nga top 5 ligat Evropiane, ku një gol vlerësohet 2 pikë, kështu që ai renditet i shtati.

Këtë xhiro Cristiano Ronaldo nuk u ftua sërish nga Zinedine Zidane, në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Malagas. Portugezi mbeti në kuotën e 23 gola në La Liga, ai renditet i 9-ti sa i përket garës për “Këpucën e Artë, shkruan Gazeta Express.

1. Mohamed Salah | Liverpool | 30 gola (60 pikë)
2. Lionel Messi | Barcelona | 29 gola (58 pikë)
3. Ciro Immobile | Lazio | 27 gola (54 pikë)
4. Robert Lewandowski | Bayern Munich | 27 gola (54 pikë)
5. Harry Kane | Tottenham | 25 gola (50 pikë)
6. Edinson Cavani | PSG | 25 gola (50 pikë)
7. Jonas | Benfica | 33 gola (49.5 pikë)
8. Mauro Icardi | Inter | 24 gola (48 pikë)
9. Cristiano Ronaldo | Real Madrid | 23 gola (46 pikë)
10. Luis Suarez | Barcelona | 23 gola (46 pikë).