Salah katër, Liverpooli pesë

Liverpool ka lënë pas humbjen me Manchester United, duke u rikthyer furishëm te fitorja në Premierligë.

Sport

17/03/2018 20:20

‘The Reds’ nuk kanë treguar aspak mëshirë ndaj Watfordit në ‘Anfield Road’, duke i mposhtur 5:0 në kuadër të xhiros së 31-të.

Lojtari më meritor në këtë fitore ishte Mohamed Salah, që realizoi katër gola.

Salah shënoi në minutat 4’, 43’, 77’ dhe 85’. Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Firmino, që shënoi në minutën 50’, pikërisht pas një asistimi të pranuar nga Salah.

Me këtë fitore, Liverpool renditet në vendin e tretë me 63 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Crystal Palace./Lajmi.net/