Salah i Romës

Mohamed Salah do të largohet nga Chelsea. Mesfushori është shumë pranë transferimit në Romë, në formë huazimi.

Sport

17/01/2015 09:59

Roma është afër realizimit të një përforcimi të ri gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Giallorossët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Chelsean për huazimin e mesfushorit ofanziv, Mohamed Salah, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Roma është e gatshme të paguajë 1-2 milionë euro për huazimin e tij për 18 muaj dhe 15 milionë euro të tjera për blerjen e tij pas skadimit të marrëveshjes fillestare.

Salah nuk zë vend në formacionin e Jose Mourinhos, dhe pritet të largohet nga Stamford Bridge gjatë këtij muaji.