Salah gati e bëri Kloppin të shpërthej në lot

Jurgen Klopp ka treguar një detaj interesant që i ndodhi gjatë ndeshjes kundër Arsenal.

Sport

29/12/2018 22:46

Këtë ndeshje Liverpool e fitoi me një spektakël golash, duke realizuar plot pesë herë kundrejt Arsenal që gjetën golin vetëm një herë.

Në këtë ndeshje het trik shënoi Roberto Firmino, dhe nga njëherë Sadio Mane e Mohamed Salah.

Por, het trikun e tij, Firmino e arriti vetëm fal penalltisë, të cilën Salah ia dhuroi për ta ekzekutuar. E ky fakt e kishte emocionuar shumë trajnerin gjerman, Klopp.

“Mo Salah ia dha penalltinë Bobby Firminos dhe unë gati qava. Ishte gjest i madh nga ai, ne të gjithë e dimë se sa Salah dëshiron të shënojë në situata të atilla, por ai ia dhuroi penalltinë për ta kompletuar het trikun” ka thënë Klopp pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Salah është në garë me Aubameyang për realizuesin më të mirë në Premierligë, megjithatë ai ka gjetur arsye për tu “solidarizuar” me shokun e skuadrës. /Lajmi.net/