Salah: Ëndërroj ta fitoj Premierligën me këtë skuadër!

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka zbuluar ëndrrën e tij për të fituar Premierligën me skuadrën ‘The Reds’.

Sport

23/02/2018 21:15

Anësori egjiptian po kalon një formë të jashtëzakonshme në Premierligë pas transferimit nga Roma verën e kaluar.

Në 36 ndeshje të zhvilluara, Salah ka arritur të shënoi 30 gola, duke qenë lojtari më në formë në Evropë.

“Kam ardhur këtu për të fituar tituj”, ka deklaruar Salah për BBC.

“Unë mund t’u them tifozëve që po punojmë shumë që të përpiqemi të fitojmë diçka për klubin. Ka kaluar koha e gjatë që nga triumfi i Liverpoolit në Premierligë”.

“Është ëndrra ime që të fitoj Premierligën, por me Liverpoolin”, ka përfunduar ai./Lajmi.net/