Salah e pranon: Nuk jam në nivelin e Ronaldos dhe Messit

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, nuk beson se ai është ende në nivelin e yjeve botërore, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Sport

14/05/2018 22:45

Krahasimi me dy lojtarët më të mirë në botë është i pashmangshëm, duke pasur parasysh golat e shumtë dhe paraqitjet e Salahut këtë sezon.

Salah u pyet në lidhje me krahasimet mes tij dhe Messit dhe Ronaldos, por egjiptiani u tregua i sinqertë duke thënë se nuk është në nivelin e tyre.

“Aspak”, u përgjigj fillimisht Salah kur u pyet nëse krahasimet mes tij dhe dy lojtarëve të mëdhenj e shqetësonin atë.

“Por, unë nuk dua të them se jam i kënaqur me këto lloj krahasime, sepse secili prej tyre ishte në nivelin më të lartë për 10 apo 11 vjet. Niveli i tyre i performancës është i qëndrueshëm”.