Salah arrinë diçka të “çmendur”

.

Sport

18/03/2018 08:57

Salah shënon 28. Dhe nuk po flitet për vitet, sot nuk është absolutisht jo ditëlindja e tij. Por, egjiptiani ka shumë për të festuar.

Nën dëborën e Liverpool shënon, shërben që të shënojnë dhe vazhdon të mahnisë Europën.

Një sezon i çmendur për Momo, që fluturon i vetëm në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në pesë kampionatet më të mëdha europiane, duke lënë pas krahëve Immobile, Cavani, Lewandowski dhe Messi.

Në total gjatë këtij sezoni janë plot 36 golat e shënuar prej Salah. Përfshirë këtu edhe goli i realizuar për të dërguar kombëtaren e Egjiptit në Botërorin “Rusi 2018”, ku do të jetë patjetër një nga yjet potenciale.