Salah, afër rekordit të madh në Liverpool

Mohamed Salah, drejt rekordit të legjendës së Chelseat, Didier Drogba.

Sport

31/03/2018 10:50

Mohamed Salah ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Liverpool pas transferimit nga Roma më 2017.

Sulmuesi egjiptian është duke kaluar stinorin më të mirë në karrierë duke realizuar 36 gola në të gjitha garat, përfshirë 28 prej tyre në Premierligë.

Ai është afër një rekordi të madh për ekipin e “Reds”.

Sot në duelin ndaj Crystal Palace, Salah mund ta barazojë dhe ta thyejë rekordin e Didier Drogbas që në sezonin 2009/19 shënoi 29 gola në Premierligë me Chelsean, asnjë lojtar afrikan nuk e ka arritur këtë rekord. /Lajmi.net/