Saktësia e Kroosit

Bayern Munich është kampion në fuqi i Evropës, kurse edhe edicionin e ri të garës kontinentale për klube e ka filluar në mënyrë të njëjtë, duke shënuar fitore, dominuar kundërshtarët, dhe shfaqur një stil të lojës së bukur, sipas kërkesës së trajnerit të ri Pep Guardiola. Por, derisa Franck Ribery, Arjen Robben e Mario Mandzukic…

Sport

23/10/2013 12:55

Bayern Munich është kampion në fuqi i Evropës, kurse edhe edicionin e ri të garës kontinentale për klube e ka filluar në mënyrë të njëjtë, duke shënuar fitore, dominuar kundërshtarët, dhe shfaqur një stil të lojës së bukur, sipas kërkesës së trajnerit të ri Pep Guardiola.

Por, derisa Franck Ribery, Arjen Robben e Mario Mandzukic janë futbollistët që vazhdimisht përmenden si më meritorët në fitoret – pothuajse – të njëpasnjëshme të gjigantit bavarez, një mesfushor është po aq i rëndësishëm por ndoshta nuk bie aq shumë në sy gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Toni Kroos është element jashtëzakonisht i rëndësishëm në ekipin e Guardiolës. Në dy duelet e deritashme në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskës dhe Manchester Cityt, Kroos ka gabuar në vetëm dy pasime.

Nga 157 tentime, 155 kanë qenë të sakta, 98.7% të saktësisë. Ku ka më mirë?