Saimir Tahiri: Nuk ka bir nëne dhe bir ku*** që të më pengojë /VIDEO

Teksa nisi votimi i ligjeve të rendit të ditës, Saimir Tahiri është larguar nga seanca parlamentare, pa mbajtur fjalën e tij.

Lajme

19/04/2018 12:43

Ai tha se arsyeja ishte mungesa e opozitës. “Nuk ishte opozita prandaj nuk fola”, tha Tahiri.

Ai iu përgjigj dhe akuzave të opozitës, se po e mbron Edi Rama dhe përgjigja e tij ishte kjo: “As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk besoj që do të ketë bir nëne dhe bir kurve që do më pengojë”, tha Tahiri para gazetarëve.

Ndërsa për Berishën ai tha: “Ai që prishi filmimet e 21 janarit, më filmoi sot mua”.