Saimir Tahiri: Ja pse kam heshtur për gjashtë muaj

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka thyer heshtjen dhe në rrjetet sociale. Pasi ka folur para mediave, dhe ishte prezent në seancën plenare të kësaj të enjte ai ka folur dhe në rrjetet sociale, kur prej disa kohësh nuk ishte shumë aktiv.

Lajme

19/04/2018 17:42

“Kur gjyqin moral ta bën djalli…kështu quhet ajo qe dëgjoj çdo ditë nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur për pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova në Parlament.

Kush e ka marre heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë.
Këtë rrugë do ndjek me durim.

Ndërsa me këtë historinë e mesazheve të koduara që lëshokam unë, bjerini shkurt. As me duhet ti çoj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i bënë drejtpërdrejtë.

Me intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër.

E nuk do ndalem!”, shkruan ministri Tahiri.