Saimir Tahiri i lirë, Apeli i heq masën “arrest shtëpie”

Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka vendosur të heqë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Lajme

28/05/2018 16:46

“Apeli shfuqizoi masën arrest shtëpie për ish-ministrin”, u shpreh avokati i Tahirit Maks Haxhia.

Seanca ndaj ish-ministrit Tahiri nisi rreth orës 13:10, ndërkohë kërkesë për rivlerësimin e masës ishte paraqitur një javë më parë nga avokati Haxhia.

Më herët, Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia e ka interpretuar në dy pjesë mesazhin e një dite më parë dhënë nga ambasadori amerikan Donald Lu. Sipas tij provat janë më të forta, dhe nëse gjykata gjykon në bazë të tyre, sot duhet të hiqet masa e arrestit për klientin e tij.

“Atë mesazh e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante, ose me probleme sociale politike, që të dyja palët kundërshtare, ose dhe metoda të tilla që nuk duan të jepet vendimi kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi i zotit Lu, që ishte shumë i rëndësishëm është që Gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj”, tha Maks Haxhia.