Saimir Tahiri dhe Edi Rama reagojnë pas kapjes së grabitësve së Rinasit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë reaguar pas aksionit që rezultoi me kapjen e grabitësve në bankën e Rinasit.

Lajme

14/02/2017 19:10

Saimir Tahiri ka deklaruar se Policia e ka dëshmuar se është në shërbim të qytetarëve, duke i falënderuar ata për bashkëpunimin.

“Kjo është një ditë si gjithë të tjerat për Policinë e Shtetit, ku përtej sulmeve ndaj saj, ka arritur që t’i tregojë qytetarëve se është në shërbimin e tyre. Ju pata thënë që të bënit durim dhe kisha të drejtë. Falenderoj dhe qytetarët për besimin te policia, por edhe ata që me mosbesimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë”, ka thënë ministri Tahiri.

Kurse Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si sukses shembullor zbardhjen e këtij rasti, transmeton lajmi.net.

“Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë. Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës, sukses shembullor”, shkruan ai duke e mbyllur postimin me hashtagun ‘”qentë le të lehin, karvani do të shkojë përpara”, ka shkruar në facebook Saimir Tahiri.

Policia shqiptare para pak minutash ka vënë nën pranga katër persona për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në bankën e Rinasit. /Lajmi.net/