Sahiti zbulon objektivin e Kosovës për ndeshjen ndaj Letonisë

Muharrem Sahiti ka thënë se skuadra kosovare do të mundohet ta fitojë ndeshjen miqësore ndaj Letonisë, e cila zhvillohet më 13 nëntor në Mitrovicë.

Sport

08/11/2017 11:58

Përzgjedhësi aktual i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se skuadra kosovare do të mundohet ta fitojë ndeshjen miqësore ndaj Letonisë, e cila zhvillohet më 13 nëntor në Mitrovicë.

Sahiti, të cilit i është besuar drejtimi i kombëtares pas largimit të Albert Bunjakit muajin e kaluar deri në emërimin e trajnerit tjetër, ka theksuar se Kosova do të luajë ndeshje ofensive, shkruan “Zëri”.

“Me këta lojtarë kreativë që i kemi, do të mundohemi që ta shfrytëzojmë këtë përparësi dhe do të mundohemi që të fitojmë lojën”, shtoi ai.