Sahiti: Jam i lumtur, kjo fitore çliron edhe lojtarët pas rezultateve jo të mira

Muharrem Sahiti është deklaruar shumë i lumtur për fitoren sensacionale të Kosovës.

Sport

13/11/2017 21:59

Përfaqësuesja e Kosovës mposhti 4:3 Letoninë në miqësoren zhvilluar në Mitrovicë, me golin e fitores që u shënuan në minutën e 94’ nga Besar Halimi.

Trajneri Sahiti pas ndeshjes, është deklaruar i lumtur, duke thënë se kjo fitore është çlirim për lojtarët.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, sepse kjo është shumë e mirë për lojtarët dhe tifozët. Kjo fitore është një çlirim për lojtarët, pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e kaluara”, tha pas ndeshjes Sahiti për SuperSport Kosova./Lajmi.net/