Sahin vjen me një vendim të papritur

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin, ka bërë një lëvizje interesante për karrierën e tij.

Sport

27/04/2018 17:30

29 vjeçari nuk do të kujtohet vetëm si një futbollist i disa skuadrave të mirënjohura evropiane, por edhe për të arriturat në shkencë.

Reprezentuesi turk ka njoftuar se është pranuar në Shkollën e Biznesit në Harvard, vend ku edukohen liderët që bëjnë ndryshimin në botë.

“Unë kam plane të mëdha pas karrierës sime, dua t’u jap fëmijëve të mi një arsye për të qenë krenarë. Jo vetëm të flasin se kam qenë një lojtar i mirë”, ka thënë Sahin për Guardian.

Sahin nuk është i vetmi që do të kombinojë futbollin dhe edukimin. Vicent Kompany, Juan Mata dhe Gerard Pique tashmë e kanë bërë këtë./Lajmi.net/