Sagna tremb Arsenalin

Bacary Sagna ka njoftuar se është ende në bisedime me Arsenalin rreth vazhdimit të kontratës, por nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi. Reprezentuesi spanjoll ende nuk ka vazhduar qëndrimin e tij në klubin nga Emirates Stadium. Kontrata e tij me gjigantin londinez do të skadojë në fund të sezonit dhe Sagna ka pranuar…

Sport

16/12/2013 10:13

Bacary Sagna ka njoftuar se është ende në bisedime me Arsenalin rreth vazhdimit të kontratës, por nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi.

Reprezentuesi spanjoll ende nuk ka vazhduar qëndrimin e tij në klubin nga Emirates Stadium. Kontrata e tij me gjigantin londinez do të skadojë në fund të sezonit dhe Sagna ka pranuar se mund të largohet nga Arsenali.

“Jam ende në bisedime me Arsenalin rreth vazhdimit të kontratës. Ndihem mirë këtu, më pëlqejnë të gjithë në Arsenal dhe shpresoj që diçka e mirë të del nga bisedimet tona”, deklaroi Sagna për Clud du Dimanche në beIN Sport.

“A mund të nënshkruaj me dikë si futbollist i lirë në janar? Është një opsion për mua. Kam ndjenja pozitive në Arsenal, e dua klubin dhe shpresoj të fitoj një titull të madh këtu. Por, është e vërtetë, Arsenal ka humbur shumë futbollistë të mirë, gati komplet ekipin nga 2007, dhe Arsenali mund të ishte më i mirë me të gjithë ata futbollistë”, përfundoi ai.