Sagna në transferim shokues në Serie A

Bacary Sagna ka arritur marrëveshje për transferim te Benevento.

Merkato

03/02/2018 09:04

Bacary Sagna do të nënshkruajë me Beneventon.

Mbrojtësi i lirë është pranë zyrtarizimit të transferimit në Serie A, te skuadra e fundit në tabelë.

Mediat italiane raportojnë se ish futbollisti i Manchester Cityt ka arritur marrëveshje për transferim te Benevento, përcjell “lajmi.net”.

Pas një periudhe të kaluar pa klub, Sagna do të fillojë një përvojë të re, në Kampionatin italian. /Lajmi.net/