Sagna do të nënshkruajë me Cityn

Bacary Sagna do të jetë futbollist i Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi francez pritet të nënshkruajë me Citizens para fillimit të Kampionatit Botëror.

Sport

17/05/2014 00:20

Bacary Sagna i ka bërë valixhet gati. Mbrojtësi i djathtë francez do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere dhe do të transferohet në Manchester City.

Madje, sipas tabloidit britanik Daily Mail, përfaqësuesi francez do të nënshkruajë me Citizens para Botërorit të Brazilit.

Pas hamendjeve të gjata, Sagna vendosi të nënshkruajë me ekipin e Manuel Pellegrinit.

Rroga e tij pritet të jetë rreth 100 mijë funte në javë.

Sagna ishte lojtar i rëndësishëm i ekipit të Arsene Wengerit sezoneve të fundit, por duket se eksperienca e tij në Londër ka marrë fund.