Sadiku shënon gol të bukur në Kupën e Polonisë (VIDEO)

Armando Sadiku po vazhdon me formë të lartë te Legia në Poloni.

Sport

21/09/2017 19:08

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare që këtë verë nisi një aventurë të re në Poloni, po vazhdon të paraqitet në nivele të larta.

26 vjeçari ka arritur të shënoi gol të bukur në fitoren e thellë prej 0-4 të skuadrës së tij ndaj Ruch Zdzieszowicve në Kupën e Polonisë.

Sadiku në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 60’, ndërsa rrjetën e tundi në minutën e 64’, për të dyfishuar epërsinë e Legias.

Kujtojmë se Sadiku në kuadër të ligës, në tetë paraqitje ka shënuar dy herë.

Golin e Sadikut të shënuar në Kupën e Polonisë mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

YouTube player