Sadiku i befason të gjithë, ky është ekipi ku do të luajë më 2016/17

Sulmuesi i kombëtares ka kontratë me Zurich deri në 2018-n dhe kjo është ajo që po e mban “peng”, duke qenë se dëshira e tij është të mos luajë në ligën e dytë zviceriane. Do të mjaftonin 3-4 mln euro për kartonin. Në Turqi janë gati të japin 2 mln euro.

Sport

16/07/2016 12:24

Sulmuesi i kombëtares dhe i Zurich, Armando Sadiku, vazhdon të stërvitet me skuadrën zviceriane, e cila e “mban peng” për shkak të një kontratë që ai ka firmosur dy vjet më parë deri në 2018-n.

Në fakt, sulmuesi, do të kishte vazhduar me shumë dëshirë te ekipi me histori, por ka një problem jo të vogël: që Zyrihu, sezonin e ardhshëm, do të luajë në ligën e dytë zviceriane, duke qenë se ra nga kategoria.

Shok skuadre me Burim Kukelin, që do t’i qëndrojë besnik ekipit që, edhe pse i dëmtuar disa herë, i besoi dhe e kuroi, duke e pritur, Armando nuk ndihet i lumtur nga fakti se skuadra në fjalë kërkon një shifër të çmendur për kartonin e tij.

Disa skuadra janë vënë në ndjekje dhe, sipas fjalëve të agjentit, në Turqi janë gati të japin deri në 2 milionë euro.

Por, Zurich pritet të jetë ekipi i tij në sezonin e ri.