Sadikaj godet zëdhënësin e Vetëvendosjes: Është në burg për kriminalitet dhe shitet si “djalë i mirë”

Replikat ndërmjet zyrtarëve të PDK-së së Prishtinës dhe atyre të Vetëvendosjes po vazhdojnë ende.

Lajme

23/07/2017 23:56

Zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqit, tash i është kundërpërgjigjur kryetari i të rinjve të PDK-së së Prishtinës, Triumf Sadikaj.

Ai ka thënë se pafytyrësia e këtyre të Vetëvendosjes shkon aq larg, saqë edhe ky tipi që akuzohet për terrorizëm dhe është në burg shtëpiak, mundohet të bëhet referencë “kishe unë i mirë dhe jo kriminel”, duke folur për burgun.

“Këto kuturisjet e terroristëve të Vetëvendosjes për ta mbrojtur njëri-tjetrin, sikurse paska shpurdhur tash vonë ky zëdhënësi i tyre, po të bëjnë edhe të ndjesh keqardhje për hipokrizinë e tyre. Paramendoni sa larg shkon pafytyrësia e tyre kur edhe ky tipi që akuzohet për terrorizëm dhe është në burg shtëpiak, mundohet të bëhet referencë “kishe unë i mirë dhe jo kriminel”, duke folur për burgun. Poget ma nuk po guxon të shkruaj komunikata, por vetëm statuse serviliteti për shefin e tij!”, ka shkruar Sadikaj.