Sabriu darkoi bashkë me Ermalin dhe nipërit, publikohet portreti i bukur familjar

Sabri Fejzullahu mbrëmë ka darkuar bashkë me Ermalin, Arianën dhe nipin e mbesat e tij.

ShowBiz

07/01/2019 10:22

Sabri Fejzullahu ka shpenzuar kohë të çmuar bashkë me familjen e tij, shkruan lajmi.net.

Ishte Ariana, bashkëshortja e Ermalit, ajo e cila ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën sjell portretin e bukur familjar.

Që të gjithë ishin me buzëqeshje në fytyrë, ndërsa natyrisht që më i lumturi ishte Sabriu që ishte rrethuar nga nipërit.

Për ndryshe, Sabriu dhe Ermali janë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten mirë nga publiku. /Lajmi.net/