Sabri Fejzullahu ishte në gjendje të rëndë

Sabri Fejzullahu,legjendë e gjallë e këngës sonë shqipe, në çdo kohë është cilësuar si modern e avangardë. Edhe sot është i tillë.

ShowBiz

18/04/2015 22:08

Sabriu që filloi të këndojë në koshin e drithit si 7 vjeçar, sot është pronar i një morie hitesh. Ndonëse në moshë, është tejet aktual dhe shumë i pëlqyer.

A e dinit se Sabri Fejzullahu ka qenë student i degës “Gjuhë letërsi”? E braktisi pas dy vitesh, kur u hap dega e artit dramatik. Këngëtari që është i pasionuar pas leximit, gjithmonë ka qenë dhe është transparent dhe i sinqertë me publikun e tij.

“Kosovarja” mëson se Fejzullahu, për të cilin tani thonë se ka bërë shumë para, ka treguar se në vitin 1993 ishte në gjendje të këndonte për 50 marka, për shkak të rrethanave. lajmi.net

Ndodh edhe kështu, apo jo?