Sabri Fejzullahu bëhet nostalgjik për Ibrahim Rugovën, shkruan fjalë të mëdha për të

Këngëtari Sabri Fejzullahu është kthyer në kohë për ta publikuar një foto nga arkiva në të cilën shihet bashkë me ish-Presidentin Ibrahim Rugova.

ShowBiz

19/02/2019 15:16

Këngëtari Sabri Fejzullahu duket se është bërë nostalgjik për kohën e shkuar, atë kur qëndronte përkrah  ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova, shkruan lajmi.net.

Këtë la të kuptohet pasi në llogarinë e tij në Instagram e ka ndarë me ndjekësit një foto bashkë me tashmë të ndjerin dhe i ka shkruar disa fjalë të mëdha për të.

“Presidenti im. Presidenti Historik i popullit Shqiptare qe kurr nuk do te vdes.Miku im i diteve Studentore”, ka shkruar ai pranë fotos./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuCPX-BHlxX/?utm_source=ig_embed