Sabella: Nuk llogaris në Tevezin

Selektori i Argjentinës, Alejandro Sabella ia ka mbyllur përfundimisht Carlos Tevezit dyert për Botërorin 2014. Trajneri argjentinas duket se ka diçka personale me futbollistin argjentinas, i cili po shkëlqen me Juventusin këtë edicion dhe është njëri prej sulmuesve më të mirë argjentinas sot, së bashku me Lionel Messin. “Tevez? Nuk ka qenë kurrë me ne…

Sport

14/03/2014 11:00

Selektori i Argjentinës, Alejandro Sabella ia ka mbyllur përfundimisht Carlos Tevezit dyert për Botërorin 2014.

Trajneri argjentinas duket se ka diçka personale me futbollistin argjentinas, i cili po shkëlqen me Juventusin këtë edicion dhe është njëri prej sulmuesve më të mirë argjentinas sot, së bashku me Lionel Messin.

“Tevez? Nuk ka qenë kurrë me ne këto dy vjet dhe nuk kam biseduar kurrë me Carlitos”, ka deklaruar Sabella për Radio La Red.

“Lista për Botëror është mbyllur për 90%, edhe pse për momentin nuk më duket korrekte të flasim. Asgjë nuk është e pamundur, por disa ndryshime janë të vështira”, vijoi ai.

Ndërkohë, përzgjedhësi i ‘Albiceleste’ e ka pranuar se është duke e vëzhguar mesfushorin e Interit, Esteban Cambiasso, i cili këtë sezon po luan mirë.

“Cambiasso? Do të monitorohet si të tjerët. Në bazë të asaj që e shoh, do të di se si të veproj”, përfundoi Sabella.