Mësohet identiteti i shqiptarit që ndërroi jetë në aksidentin hekurudhor në Shkup

Mediat në Maqedoni kanë zbuluar identitetin e shqiptarit që ndërroi jetë në aksidentin e sotëm hekurudhor në Shkup.

Lajme

19/12/2018 11:43

Punonjësi i Policisë Ali Bekteshi nga stacioni policor i Gazi Babës është personi i vdekur në aksidentin e sotëm në hekurudhën afër Maxharit të Shkupit.

Një tren i mallrave që udhëtonte nga Tabanovci në Shkup këtë mëngjes goditi automjetin Volksëagen Vento në pronësi të Ministrisë së Brendshme, shkruan almakos.

Aksidenti kishte ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:50.