Saakashvili arrin në vendlindjen e gruas së tij – Lajmi.net
Saakashvili arrin në vendlindjen e gruas së tij
Autori: Lajmi.net Bota 20:04, 14 February 2018
Mikheil Saakashvili ka arritur në Holandë në vendlindjen e gruas së tij, pasi është dëbuar nga Ukraina në Poloni.

I pyetur gjatë ditës së sotme se sa gjatë planifikon të qëndrojë në Holandë, Saakashvili ka thënë se “do ta shohim. Mirëpo varet nga kushtet, unë jam këtu për shkak të asaj çfarë ka ndodhur në Ukrainë”.

“Sidoqoftë ky është një vend të cilin unë e vizitoj zakonisht”, i ka thënë ai transmetuesit kombëtar holandez, NOS.

Përmes një postimi në Facebook, Saakashvili ka thënë se ka pranuar një dokument identifikimi që i lejon atij jetesën dhe mundësinë e punësimit në Bashkimin Evropian.

“Mirëpo unë jam i vendosur, si kurrë më parë që ta rikthej shtetësinë ukrainase”, ka shtuar ai.

Saakashvili, 50 vjeçar ishte emëruar më 2015 si udhëheqës i rajonit Odesa nga presidenti Petro Poroshenko.

Atij i është hequr shtetësia në korrik të vitit 2017 pasi ka rënë në kundërshtim me mikun e tij lidhur me çështjet e reformave dhe korrupsionit.

Autoritetet ukrainase e akuzojnë Saakashvilin për bashkëfajësi për një grup të supozuar kriminal të udhëhequr nga Viktor Yanukovych, i cili është larguar më 2014 nga vendi për shkak të protestave masive të njohura si Euromaidan.

Autoritetet po ashtu supozojnë se protestat në rrugë që ka udhëhequr Saakashvili janë pjesë e komplotit rus kundër qeverisë së Kievit.

Ai i hedh poshtë këto akuza, duke i quajtur “absurde” dhe të motivuara politikisht.

Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë gjatë viteve 2004-2013 dhe kërkohet në kombin kaukazian, pasi është dënuar për abuzim të pushtetit lidhur me një rast të një vrasjeje më 2006.

Ai është dënuar në mungesë me tri vite burgim.

Saakashvili ka thënë se planifikon të mbajë “një turne në Evropë”, për të rritur mbështetjen në fushatën e tij për të rrëzuar Poroshenkon nga qeveria e Kievit.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion
  • Play Berry Rush