Sa zgjatë pasioni i dashurisë?

Shkencëtaret italianë kanë llogaritur se për sa kohë mund të jetojnë fluturat në barkun tonë kur ne biem në dashuri.

Lifestyle

10/10/2014 20:49

Shkenca moderne ka përparuar aq shumë saqë shkencëtarët tani janë në gjendje që të masin të gjitha segmentet e jetës sonë, madje edhe emocionet. Kështu që, së fundmi shkencëtarët italianëë kanë llogaritur se sa kohë jetojnë ‘fluturat’ në barkun tonë kur jemi të dashuruar.

Për fat të keq, vetëm një vit mund të zgjasin, pohuan rezultatet që u bënë në qendrën për kërkime molekulare në Universitetin italianë të qytetit të Pavias.

Shkencëtarët e kësaj qendre kanë gjetur se është proteina ‘Ngf’ si barometër shumë i saktë i dashurisë, e cila ndikon në zhvillimin, mbrojtjen dhe rigjenerimin e fijeve nervore. Duke u nisur nga ky zbulim, ekspertët italianë kanë kryer një studim shumë interesant. Ata kanë krahasuar nivelet e kësaj proteine në gjakun e 58 njerëzve të sapodashuruar mes moshës 18 deri 31 vjeç, me njerëzit që janë në marrëdhënie të qëndrueshme si dhe ata që janë vetëm.

Rezultatet e kësaj analize treguan qartë se është niveli i proteinës ‘Ngf’ që gjendet më shumë në gjakun e personave të dashuruar. Por, kur e njejta analizë u krye pas një viti, studiuesit zbuluan se niveli i kësaj proteine është pothuajse i njejtë, që të mos themi identike me nivelin në gjak te personat e vetmuar apo ata të cilëve lidhja ka gjatë kohë që iu është futur në ujëra më të qetë.

Për atë, shkencëtarët italianë besojnë se kjo proteinë është fajtori kryesor për euforinë që ndjejmë dhe gjendjen e hareshme që na krijohet kur jemi në dashuri, gjithashtu edhe dridhjen e pazakontë të fluturave në barkun tonë kur ne shohim personin tonë të dashur. Për fat të keq, me anë të këtyre studimeve, ata treguan se këto flutura jetojnë vetëm brenda një viti. /femra.net/