Sa vota mori Elvis Pista në zgjedhjet e 8 qershorit?

Elvis Pista i cili u vra sot në orët e para të mëngjesit derisa po dilte nga një restorant në qytetin e tij, garonte në zgjedhjet e 8 qershorit, me dëshirën për ta përfaqësuar Rahovecin e tij në Kuvendin e republikës. 

Lajme

16/06/2014 00:37

Ai si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, është personi nga kjo komunë, që u votua më së shumti nga rahovecianët. 

Rezultatet përfundimtare nga Qendra e Numërimit të Rezultateve në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2014, të siguruara nga lajmi.net, tregojnë se Elvisi ka arritur të marrë 5,423 vota në gjithë vendin. 

Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato me postë. (lajmi.net)