Sa vlejnë skuadrat kampione në pesë ligat kryesore të Evropës? – Lajmi.net
Sa vlejnë skuadrat kampione në pesë ligat kryesore të Evropës?
Autori: Lajmi.net BundesligaLa LigaLajme futbolliLiga e KampionëvePremier LeagueSerie ASport 18:16, 11 May 2018
Suksesi në futboll blihet me para dhe kjo tanimë është një idiomë që ka patur sukses.

Paratë e hedhura me shumicë kanë sjellë edhe suksesin e klubeve më të rëndësishme në Evropë në këtë sezon.

Ndërsa tanimë nuk ka më enigma për skuadrat kampione në kampionatet më të rëndësishme evropiane është momenti që të bëhen llogaritë. Skuadrat që kanë shpenzuar më shumë kanë prekur suksesin, përfshi Manchester City, Barcelona, Bayern Munchen dhe PSG.

Mes tyre është edhe Juve, jo me shifrat e këtyre kollosëve të Evropës, por ka shpenzuar më shumë nga të gjitha në kampionatin italian të futbollit.

Nga një analizë financare që është bërë në kampionat kryesore evropiane, vlerat që kanë skuadrat kampione të këtij sezoni, tregojnë se skuadrat që kanë fituar trofetë kanë bërë edhe shpenzimet më të mëdha./TCH/

Juventus-  vlera e skuadrës është 616.3 mln euro

PSG – vlera e skuadrës është 775.5 mln euro

Bayern Munchen – vlera e skuadrës është 779 mln euro

Manchester City – vlera e skuadrës është 856.5 mln euro

Barcelona – vlera e skuadrës është 1 mld euro

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan