Sa ujë na duhet gjatë ushtrimeve?

Instituti Amerikan i Mjekësisë rekomandon konsumin ditor prej rreth 3.5 litra ujë për meshkuj dhe 2.5 litra ujë për femra. Kjo sasi përfshinë të gjithë sasinë e ujit të cilën e konsumojmë edhe përmes ushqimit gjatë tërë ditës.

Lifestyle

08/09/2016 04:45

Instituti Amerikan i Mjekësisë rekomandon konsumin ditor prej rreth 3.5 litra ujë për meshkuj dhe 2.5 litra ujë për femra. Kjo sasi përfshinë të gjithë sasinë e ujit të cilën e konsumojmë edhe përmes ushqimit gjatë tërë ditës.

Shumica e njerëzve i përmbushin normat ditore për konsum të ujit qoftë përmes produkteve ushqimore apo konsumit të ujit, me përjashtim individët të cilët ekspozohen në temperatura të larta apo i nënshtrohen aktivitetit fizik për një kohë të gjatë.

Rreth 20% e sasisë së ujit gjatë ditës konsumohen përmes ushqimit. Për shembull, përmbajtja e një molle është rreth 84% ujë, bananet 74%, brokoli 91% etj. Në anën tjetër kemi ushqime të cilat nuk duken të kenë përmbajtje të lartë të ujit por në realitet përmbajtja e tyre është e një përqindjeje të lartë, siç është mishi i viçit (56%), gjevreku (33%) etj.

Sasia e rekomanduar e konsumit te ujit të paktën dy orë para ushtrimeve është rreth 450-600 ml.

Hulumtimet kanë treguar se në kushte të temperaturës së lartë, trupit i nevojiten rreth 30 minuta kohë që të dehidrohet. Për këtë arsye, gjatë ushtrimeve në temperatura të larta është me rëndësi shkurtimi i kohëzgjatjes së ushtrimeve, ulja e intensitetit të parashikuar të punës dhe veshja e përshtatshme.

Nëse ushtrojmë në temperaturë të lartë, këshillohet që të pimë 150-300 ml ujë çdo 20 minuta për arsye të mirëmbajtjes së gjendjes hidratuese të trupit. Keni kujdes, alkooli, kafja dhe pijet e gazuara bëjnë që trupi jonë të dehidrohet më shpejtë.