Sa ujë duhet të pini gjatë verës?

Kemi hyrë në stinën e verës dhe temperaturat e larta tashmë janë problem i madh.

Lifestyle

24/06/2018 10:57

 

Këshilla fikse që dëgjojmë sa herë flitet për të nxehtin është: konsumoni sa më shumë ujë! Por sa e drejtë është kjo këshillë e shtruar në këtë formë? Në fakt, uji është i rëndësishëm për të ruajtur trupin nga dehidrimi, por pyetja qëndron te sasia.

Ekspertët janë të ndarë në këtë pikë. Në njërin grup janë ata që mendojnë se 1.5-2 litra janë të domosdoshme.

Por, ka edhe nga ata që thonë se nuk ka rëndësi sasia, por konsumi i ujit sa herë ndjeni etje.

Ajo që duhet të keni parasysh është të parandaloni dehidrimin duke i kushtuar rëndësi disa shenjave.

Kur trupi ka mungesë të ujit ju duhet ta kuptoni nga këto shenja: – Lëkurë e thatë dhe e varur – Erë e keqe e gojës – Urinë në ngjyrë të errët dhe aromë jo të zakonshme – Dhimbje koke dhe Lodhje e vazhdueshme.

Nëse edhe ju keni këto simptoma, atëherë trupi po ju tregon se ka nevojë për ujë. noa.al.