Sa trekëndësha shihni? Problem matematikor që mund ta zgjidhë vetëm një gjeni

Problemet matematikore përveç se kërkojnë shumë energji, ato njëkohësisht janë edhe argëtuese për t'u zgjidhur.

Fun

17/01/2019 14:19

Kumar Ankit, një student i inxhinierisë nga India, ka postuar një mister gjeometrik në platformën Quora, transmeton lajmi.net.

Njerëzit përdorin këtë platformë në formë pyetje-përgjigje për të marrë përgjigje për pyetjet e tyre, por gjithashtu mund të jetë edhe një vend i shkëlqyer për testime truri.

A mund t’i gjeni se sa trekëndësha fshehën në këtë fotografi?

Përgjigjja është 25! Gjithsej janë 24 në të gjithë formën, ndërsa trekëndëshi i 25-të gjendet në nënshkrimin e artistit.

Për fat të mirë, matematikani Martin Silvertant krijoi një diagram që shpjegon se ku janë të vendosur të 24 trekëndëshat në figurë. /Lajmi.net/