Sa shumë flokë është normale të bien gjatë dushit?

Nëse jeni një vajzë me flokë mesatarisht të gjata, të gjata, apo me flokë të trasha, ju sigurisht e keni pasur këtë eksperiencë: Hyni për të bërë dush, i lani flokët, dhe gjeni një grumbull flokësh në vrimën e vaskës.

Lifestyle

23/10/2015 18:47

Dhe kur ndodh kjo, ju menjëherë mendoni “O Zot, po më bien flokët para kohe!”. Kështu, sa shumë flokë është normale që të bien në dush?

Të gjesh fije flokësh në dush pasi të pastroheni është në fakt krejtësisht normale. Femrat zakonisht humbin 50-100 qime në ditë. Ky numër rritet kur ju keni flokë të gjata apo përdorni shampo jo adekuat për flokët tuaj.

Nëse i lani flokët një herë në javë, nuk është asgjë që të humbni më shumë se 50-100 qime në ditë, kështu që mos u stresoni shumë.

Nëse shqetësoheni shumë për këtë fakt, duhet ta dini se koka e njeriut ka 100,000 deri në 150,000 qime, sipas Beautylish, kështu që 50-100 qime në ditë është një përqindje shumë e vogël në krahasim me gjithë flokët në kokën tuaj. (lajmi.net)