Sa shumë ecim gjatë gjithë jetës sonë

Sipas një studimi të ACSM (Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive), një person aktiv përshkon mesatarisht në jetën e tij rreth 120 000 km, ose tri herë rreth ekuatorit të Tokës (40,075 kilometra).

Fun

09/08/2017 23:49

Kjo është një llogaritje e cila është e bazuar në një jetë mesatare prej rreth 80 vjetësh, për një një person i cili bën 5,100 hapa (4 km) në ditë, transmeton bota.al. Sigurisht, llogaritet çdo hap, jo vetëm ato të bëra duke shkuar në punë, në shkollë ose në dyqanin e ushqimeve, por edhe thjesht duke lëvizur nëpër shtëpi.

Evropianët më aktivë

Por, duke qenë që popullsia amerikane është ajo me më shumë obezitet në botë – e treta për të qenë të saktë, pas atyre të Samoas dhe Kiribatit, sipas të dhënave të mbledhura nga OBSh (Organizata Botërore e Shëndetësisë) – është e besueshme që një evropian bën më shumë xhiro rreth planetit, gjatë jetës së vet.

Sipas faqes së internetit Snow Brains bën afro pesë, me një mesatare hapash të përditshme prej 7500 (afro 6 km), dhe një total prej 216 262 500, ose 177 000 km. /Lajmi.net/